Tusk: Sulmi brutal në Moskë nuk duhet të përdoret si pretekst për përshkallëzimin e dhunës

schedule09:51 - 24 Mars, 2024

schedule 09:51 - 24 Mars, 2024

Kryeministri polak Donald Tusk dënoi “sulmin brutal” në Moskë, ndërsa shprehu shpresën se nuk do të bëhet “pretekst për përshkallëzimin e dhunës”.

“Polonia dënon me termat më të ashpër sulmin brutal. Shpresojmë që kjo tragjedi të mos përdoret si pretekst nga askush për përshkallëzimin e dhunës dhe agresionit”, shkroi kreu i qeverisë polake në rrjetet sociale X.

Të paktën 133 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën në një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në vitet e fundit në Rusi. Autoritetet thanë se gjithsej 11 persona u arrestuan, duke përfshirë katër autorët e sulmit teksa po shkonin për në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!