Tusk apel krerëve të shteteve të BE: Duhet të përshpejtojmë integrimin

schedule12:00 - 19 Tetor, 2017

schedule 12:00 - 19 Tetor, 2017

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i ka kërkuar krerëve të shteteve të Bashkimit Europian që të përshpejtojnë integrimin. Gjatë javës në Bruksel do të mbahet dhe samiti i vjeshtës ku tema kryesore do të jetë ajo që do të ndodhë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

 

Pas përfundimeve të arritura në samitin europian të Talin në fund të muajit shtator, presidenti i këshillit europian Donald Tusk do i kërkojë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit europian që të diskutojnë dhe të hartojnë një axhendë reformash për të përshpejtuar integrimin. Kërkesa e tij do të bëhet publike në samitin e vjeshtës në Bruksel në një kohë që britania e madhe vijon shkëputjen e saj nga BE.

Në një letër dërguar 28 liderëve europianë që do të jenë të pranishëm në samitin e vjeshtës, ish kryeministri polak Donald Tusk këmbëngul që vendet anëtare të mbështesin projektin hap pas hapi duke ruajtur unionin, në një kohë që nuk mungojnë përcarjet për sa i përket temave të mëdha si : kriza e emigrantëve dhe integrimi në zonën euro.

Donald Tusk ndër të tjera propozon që takimet mes liderëve europianë të jenë më të shpeshta në mënyrë që të gjenden zgjidhje më të shpejta dhe të qëndrueshme

Ish kryeministri polak dëshiron që liderët e 28 vendeve anëtarë të BE-së të diskutojnë në samitin e kësaj jave një axhendë për dy vitet e ardhshme ku tema kryesore të jenë emigracioni, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, kompletimin e unionit bankar dhe reformat në zonën euro.

Procesi i integrimit si i Bashkimit europian dhe i zonës euro është i komplikuar si pasojë e përplasjeve kombëtare mes lindjes dhe perëndimit, e jugut me veriun e kontinentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!