Biseda e sotme në “ABC e Pasdites” ishte për gatimet tradicionale të gatuara nga dora e nënës. Regjisroja Klaudia Hila dhe sipërmarrësja Ori Kuçi ndanë me moderatorin Ermal Peçi pikërisht kujtimet nga periudha kur nënat e tyre gatuanin për to dhe kohën e sotme kur ato gatuajnë për fëmijët e tyre.

Ori tregoi se gjithë zahiretë e dimrit gjenden në shtëpinë e saj si turshitë, hudhrat, preshat apo djegëset pasi është një partizane e tyre. Ndër të tjera tha se vajza teksa po i përgatiste e kishte pyetur nëse ishin të varfër dhe se ajo i shpjegoi rëndësinë e të përgatiturit ushqime bio dhe nga vet familjarët.
Ermali e pyet se nëse ka menduar që ta zgjerojë biznesin e saj në gastronomi duke hapur një restorant.
Po Ori tha: “Nuk do doja të hapja restorant sepse me ikën ajo ndjesia e shtëpisë. Por, nëse dikush do të më dhurojë ca mijëra euro unë mund të jetoj në shtëpi dhe të ushqejë botën”.
Ndërkohë Klaudia shton duke qeshur se ato euro i do për qejf dhe të shkoj tek Ori të kënaqet.

