Turqit shpërndanë hallvë pas lajmit të rremë, Erdogani “ringjallet” dhe del para mediave

schedule12:29 - 4 Nëntor, 2021

schedule 12:29 - 4 Nëntor, 2021

Gjëndja e rënduar shëndëtesorë e Presidentit të Turqisë Erdogan si edhe anulimi i disa takimeve të planifikuara bëri që në rrjetet sociale tyë shpërndahej thashethemi se ai ishte shtruar në spital, madje dhe se kishte ndërruar jetë. Lajmi u shpërnda në të gjithë botën, ku mediat më të njohura ndërkombëtare, përfshi edhe CNN raportuan mbi një ngjarje të tillë.

Lexo edhe: Ecen me shumë vështirësi, videoja bëhet virale: “Erdogan është sëmurë, përdor këpucë speciale për të mos u rrëzuar”

Nisur nga situata e krijuar, Erdogan zgjodhi të dalë vetë para mediave për të shuar zërat se kishte ndërruar jetë duke dhënë një konferëncë të stisur për shtyp para gazetarëve me qëllimin e vetëm që të tregonte se ishte mirë me shëndet.

Pavarësisht se duket i lodhur dhe has vështirësi në të folur, Erdogan i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke dhënë mesazhin se vijon të qendrojë në detyrë pavarësisht problemeve shëndetësorë.

Lexo edhe: FOTO/ Shumë i sëmurë, këto janë këpucët që përdor Erdogan për të qendruar në këmbë

Prokuroria turke nisi hetimin për 30 persona në Turqi pasi këta të fundit përhapen në rrjetet sociale lajmin se “Presidenti kishte vdekur”. Hetim ka nisur edhe ndaj atyre që kanë shpërndarë hallvë në rrugë pas lajmit të rremë se Erdogan kishte vdekur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!