Me ardhjen e talenteve të mesfushës, Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister dhe Ryan Gravenberch, “të kuqtë” e Liverpool bënë një rifreskim total të “dirigjentëve” të lojës në merkaton e veres, ku deri më tani nga skuadra janë larguar, Fabino e Jordan Henderson.
Mirëpo, duket se eksodi i largimeve në mesfushë nuk ka përfunduar dhe radhën e ka “fantazisti” spanjoll, Thiago Alcantara, me 32-vjeçarin që e ka humbur atë shkëlqimin e dikurshëm dhe raportohet se është pranë nisjes së një “aventure” të re.
Spanjolli kërkohet nga turqit e Trabzonspor, të cilët janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare, “fantazistit” spanjoll, si dhe t’i ofrojnë plot 7.5 milionë euro në sezon, mirëpo duket se tekniku Jurgen Klopp dëshiron ta ketë në ekip një lojtar me eksperiencë si Thiago dhe na mbetet veçse të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. /i.m /abcnews.al