Turqia së fundmi ka bërë dhe testimin e raketës së parë detare në rajonin e Detit të Zi. Mediat vendase bëjnë me dije se aktivitetet e provës së “Atmaca”, një raketë me rreze të gjatë anti-anije e zhvilluar nga Roketsan, u kryen në provincën veriore të Sinopit, sipas guvernatorit të qytetit.
“Produkti ynë Atmaca do të frikësojë armiqtë”, ka thënë komandanti i Forcave Detare, Admiral Adnan Ozbal, pasi vëzhgoi testet së bashku me Erol Karaomeroglu, guvernatorin e Sinopit.
Sipas mediave, Roketsan vë në dukje “Atmaca” është një raketë goditëse me precizion të lartë, me rreze të gjatë, e cila mund të integrohet me anije patrullimi, fregata dhe korveta./abcnews.al