Turqia, Suedia dhe Finlanda pritet të takohen në gusht për veton e Ankarasë ndaj anëtarësimit në NATO

schedule10:41 - 21 Korrik, 2022

schedule 10:41 - 21 Korrik, 2022

Zyrtarët nga Turqia, Finlanda dhe Suedia do të takohen në gusht për veton e Ankarasë ndaj anëtarësimit në NATO, sipas Reuters.

Gjatë takimit pritet të vlerësohen përparimet e bëra në përmbushjen e kërkesave të Ankarasë kundër terrorizmit nga vendet nordike për të hequr veton ndaj anëtarësimit në NATO, tha ministri i jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu tha se takimi do të ishte i pari i një komiteti monitorues të formuar sipas një marrëveshjeje që tre vendet nënshkruan muajin e kaluar. Ai theksoi se Turqia do të bllokonte anëtarësimin e vendeve nordike nëse këto të fundit nuk do të mbanin premtimet e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!