Turqia “strehë” e yjeve të padëshiruar, James në negociata me stambollinjtë

schedule17:27 - 5 Shtator, 2021

schedule 17:27 - 5 Shtator, 2021

James Rodriguez nuk është në planet e Rafa Benitez te Everton dhe nëse qëndron, ai do duhet të baja këtë më së shumti në stol e tribunë. Tërë verën u mundua të largohet, por nuk ia doli derisa u mbyll merkato në ligat kryesore europiane.

Gjithsesi në këto ditë të para të shtatorit klubet turke, merkato të cilëve mbyllet pas dy ditësh, janë shndërruar në një mundësi për yje si Pjanic dhe së fundmi ish-ylli i Real Madridit.

Sipas Marca, James Rodrigues është në negociata me Istanbul Basaksehir për një lëvizje të mundshme. Ndërkohë, Everton do ishte gati ta jepte në huazim kolumbianin, për të shpëtuar ca para nga paga e lartë e 29-vjeçarit. /abcnews.al