Turqia sfidon dialogun me Greqinë, “bllokon” Egjeun për një vit

schedule21:18 - 15 Janar, 2021

schedule 21:18 - 15 Janar, 2021

Turqia është e paparashikueshme. E ndërsa Athina dhe Ankaraja ranë dakord që të ulen në bisedime në 25 janar për cështjen e kufirit detar dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot dha sinjale pozitive për një takim të mundshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Ankaraja mbrëmjen e sotme ka bërë një lëvizje që shkon kundër dialogut.

Lexo edhe: Erdogan i hapur për takim me Mitsotakis dhe i vendosur për raketat ruse “S-400”

Turqia ka lëshuar dy “NAVTEX” për stërvitje ushtarake, të vlefshme deri në fund të këtij viti duke “bllokuar” Egjeun. “NAVTEX” janë të vlefshme për pothuajse të gjithë vitin 2021, pasi ato skadojnë në dhjetor të këtij viti.

Të gjitha “NAVTEX” për stërvitje ushtarake janë të vlefshme nga 16 janari deri më 16 shtator dhe nga 16 shtatori deri më 31 dhjetor 2021, me përjashtim të fundjavave dhe festave dhe përvjetorëve kombëtarë. “NAVTEX” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!