Turqia rrit me 49 për qind pagën minimale

schedule07:43 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 07:43 - 28 Dhjetor, 2023

Turqia rriti pagën minimale mujore në mbi 520 euro (17.002 lira turke) për vitin 2024, njoftoi të mërkurën presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Paga u rrit me 49% nga 349.30 euro (11.402 lira turke), tha Erdogan në një postim në rrjetin social X.

“Me shumën e re, ne jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit,” tha ministri turk i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Isikhan në një takim për shtyp në kryeqytetin Ankara

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!