Turqia: Rezoluta e PE-së për sanksionet kundër Azerbajxhanit, shembull i papërgjegjshmërisë dhe paragjykimit

schedule22:25 - 5 Tetor, 2023

schedule 22:25 - 5 Tetor, 2023

Rezoluta e titulluar “Situata në Nagorno-Karabakh pas agresionit të Azerbajxhanit dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Azerbajxhanit ndaj Armenisë” e miratuar nga Parlamenti Evropian (PE) këtë të enjte është një shembull i papërgjegjshmërisë, paragjykimit, anësisë dhe injorancës.“, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në një rezolutë të miratuar të enjten, Parlamenti dënoi sulmin ushtarak të pajustifikuar të Azerbajxhanit kundër Nagorno-Karabakut më 19 shtator, i cili, sipas eurodeputetëve, përbën një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut dhe një shkelje të qartë të armëpushimit të mëparshëm.

Deputetët kërkuan sanksione kundër atyre që janë përgjegjës dhe që BE të rishikojë marrëdhëniet e saj me Bakun si dhe dënuan përfshirjen e Turqisë në armatosjen e Azerbajxhanit dhe mbështetjen e saj të plotë për sulmet e vitit 2020 dhe 2023, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Ministria e Jashtme turke.

“Politika evropiane, ku populizmi, racizmi, islamofobia, multikulturalizmi dhe antiintegrimi po forcohen gradualisht, ekspozohet në të gjitha ekseset e saj në Parlamentin Evropian me përbërjen aktuale. Dëshira jonë për të ardhmen e BE-së është që Parlamenti aktual Europian, mandati i të cilit do të përfundojë së shpejti, të ketë një përbërje të re të përbërë nga përfaqësues konstruktivë, gjithëpërfshirës dhe të arsyeshëm, të cilët janë të përkushtuar ndaj vlerave themelore të BE-së”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme turke.

“Turqia po bën përpjekje të forta për të vendosur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e përhershëm në Kaukazin e Jugut duke kryer procesin e normalizimit me Armeninë, duke kontribuar në mënyrë specifike në procesin e paqes midis atij vendi dhe Azerbajxhanit dhe duke siguruar paqen, brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar, në të gjitha fushat e konfliktit dhe krizave humanitare, duke përfshirë luftën në Ukrainë. Ajo mobilizon të gjitha mjetet për konsolidimin e vëllazërisë dhe interesave të përbashkëta dhe është një faktor themelor, pesha dhe përpjekjet e të cilit përdoren në këtë drejtim nën udhëheqjen e presidentit tonë.

Ne e konsiderojmë dobësi sistematike që tekste të tilla të papërgjegjshme, të cilat askush nuk i merr parasysh, por do të tërheqin vëmendjen e seksioneve margjinale, mund të na paraqiten si vendim i Parlamentit Europian dhe ne nuk i marrim seriozisht”, përfundon deklarata./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!