Turqia ka eksportuar dronët e saj autonomë sulmues Kargu, të njohur gjithashtu si dronë kamikaze, prodhuar nga kompania turke e mbrojtjes STM për herë të parë.
Mediat vendase bëjnë me dije se pas negociatave të nivelit të lartë, është nënshkruar kontrata e parë për eksportet e dronëve Kargu.
“Sipas kontratës, dorëzimi i dronëve Kargu do të përfundojë në vitin 2021”, ka thënë kompania.
Vendi i destinacionit për eksportet e dronëve nuk është njoftuar ende.
Kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes të Turqisë, Ismail Demir përmes një postimi në tëitter thekson se me aftësitë e përparuara, industria turke e mbrojtjes vazhdon të hapet në botë.
Me aftësitë e tij të avancuar të vizionit, Kargu mund të funksionojë si një platformë e vetme dhe si pjesë e tufës deri në 20 platforma, siç është testuar në ushtrimet që filluan të kryheshin më 2019.
Kargu tashmë përdoret në mënyrë efektive nga Forcat e Armatosura Turke në terren./abcnews.al