Turqia po furnizon Serbinë me dronë vrasës, eksperti kroat jep alarmin

schedule12:23 - 7 Tetor, 2020

schedule 12:23 - 7 Tetor, 2020

Analisti ushtarak kroat Jan Ivanjek ka komentuar mbi interesin e Serbisë për të blerë dronë të armatosur nga Turqia.

Ivanjek shkruan se donët “Bayraktar TB2” janë fjala e fundit e teknologjisë për dronët e armatosur duke përbërë një rrezik të madh për shtetet përreth.

https://www.youtube.com/watch?v=OV51dWOShxQ&feature=youtu.be

Sipas tij, fakti që Serbia po blen nga Turqia dhe jo nga Kina mund të jetë tregues se janë tensionuar raportet pas marrëveshjes së firmosur me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo edhe: Krahas Serbisë, ky është shteti tjetër që kërkon dronët vrasës nga Turqia

“Sigurisht, dronët janë një faktor kyç në luftën moderne dhe çdo ushtri që i thotë vetes si e tillë duhet t’i ketë ato në formë të armatosur, natyrisht. Kjo është legjitime në vetvete, por gjithashtu nuk mund të qëndrojmë të verbër ndaj faktit se regjimi i Beogradit vijnë deklarata luftënxitëse, që në tabloidet e tyre, mediat e tëra, të cilat janë plotësisht nën kontrollin e regjimit, të gjitha kombet fqinje demonizohen sistematikisht “, deklaron analisti.

Lexo edhe: Turqia do të furnizojë Serbinë me dronët vrasës: “TB2” po shkakton tmerr në Nagorno Karabakh

“Në fund të fundit, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se politika e Serbisë së Madhe është përuruar zyrtarisht. Ajo quhet zyrtarisht `bota serbe`, por është një dhe e njëjta ideologji e vjetër që po përpiqet të kalojë për më shumë se një shekull dhe e cila, natyrisht, rrezikon të gjithë ata që janë në fqinjësi të Serbisë, përfshirë Kroacinë ”, thotë Ivanjek.

Ai beson se kësaj here, për sa i përket zhvillimit të armëve të Kroacisë, Kroacia megjithatë po reagon ndaj mesazheve nga Beogradi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!