Turqia për Khashoggi: Këshilltari i princit saudit orkestroi vrasjen me Skype

schedule11:53 - 23 Tetor, 2018

schedule 11:53 - 23 Tetor, 2018

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel Al JUbeir, ka siguruar që “hetimi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi do të prodhojë të vërtetën për çfarë ka ndodhur”. Al Jubeir premtoi edhe marrjen e masave në mënyrë që “diçka e tillë të mos ndodhë më”. Sipas inteligjencës së Turqisë, Saud Al Qahtani, këshilltar I ngushtë I princit Mohammed bin salman, ka drejtuar operacionin në të cilin u vra bashkëpunëtori i Uashington Post, përmes skajpit.

Për inteligjencën turke, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka në dorë regjistrimet që provojnë prezencën e tij virtuale të paktën në pjesën fillestare të ndërhyrjes së ekipit të ashtëquajtur të vdekjes. Qahtani, përgjegjës për komunikimin në rrjetet sociale të princit trashëgimtar të kurorës, kishte urdhëruar agjentët sekretë sauditë: “Më sillni kokën e atij qeni”.

Qahtani, i cili është mes 5 zyrtarëve të lartë të larguar nga Kurora Mbretërore fundjavën e kaluar për dyshime të implikimit në vdekjen e gazetarit, kishte fyer Khashoggi-n dhe ky i fundit i ishte përgjigjur. Më pas Qahtani kishte urdhëruar vrasjen. Burime saudite, të cituara nga mediat turke dhe ato ndërkombëtare, e akuzojnë se ka çuar përpara pa asnjë autorizim planin për rrëmbimin e gazetarit. Por operacioni në Konsullatën Saudite në Stamoll ka dalë nga kontrolli dhe përfundoi me vrasjen e 59-vjeçarit Khashggoi. Ky i fundit hyri me 2 tetor në selinë diplomatike për të marrë një document në të cilin konfirmohej ndarja e tij me gruan në Arabinë Saudite, por që nuk doli më i gjallë prej aty. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!