Turqia ndihmë ushtarake dhe lejon kthimin e liderit të Azov në Ukrainë, Lavrov paralajmëron: Do ketë pasoja

schedule12:45 - 11 Korrik, 2023

schedule 12:45 - 11 Korrik, 2023

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hakan Fidan, ku e ka paralajmëruar se Ankaraja mund të përballet me “pasoja negative” për ofrimin e ndihmës ushtarake për Kievin dhe për lejimin e kthimit të liderit të njësisë neo-naziste “Azov” në Ukrainë.

Mediat e huaja shkruajnë se Lavrov në këtë komunikim ka theksuar se Turqia po ndjek një “kurs shkatërrues” duke vazhduar të ofrojë ndihmë ushtarake për Kievin.

Ndër të tjera në faqen e MPJ-me ruse thuhet se  Lavrov dhe Fidan kanë shkëmbyer mendime edhe për situatën rajonale, duke përfshirë situatën në lidhje me kthimin e udhëheqësit të “Azov” në Ukrainë.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kthimi i komandantëve të “Azov” në Ukrainë është shkelje e kushteve të marrëveshjeve ekzistuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!