Sipas një deklaratë të martën, Turqia tha se ka mirëpritur mesazhet pozitive të talebanëve pas marrjes së pushtetit, shkruan barrons
Turqia ka biseduar me udhëheqësit talebanë për një sërë çështjesh gjatë muajve të fundit, përfshirë ofertën e vendit për të mbrojtur aeroportin e Kabulit pas tërheqjes së trupave amerikane.
Turqia zhvendosi stafin e ambasadës të saj ndërsa forcat talebane u futën në kryeqytet gjatë fundjavës dhe evakuuan më shumë se 300 shtetas turq nga Afganistani të hënën. Sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu Ankaraja është në pritje të vendimit për mbrojtjen ose jo të aeroportit të Kabulit.
“Ne mirëpresim mesazhet pozitive nga talebanët për të huajt, misionet diplomatike dhe popullsinë e tyre. Shpresoj se do të shohim të njëjtën qasje në veprimet e tyre,” tha ai gjatë një fjalimi televiziv.
Cavusoglu vuri në dukje se personeli turk kishte luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtën e qendrës strategjike ajrore.
“Ne po dialogojmë me të gjitha palët në Afganistan, përfshirë talebanët,” tha ai. “Tani për tani, afganët do t’i diskutojnë të gjitha këto çështje me njeri-tjetrin. Kush do të marrë pjesë në tranzicion, si do të formohet qeveria e përkohshme.
Ne do t’i shohim dhe diskutojmë të gjitha këto.”/abcnews.al