Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian të titulluar “Europa në një botë që po ndryshon”. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha ndër të tjera se “Turqia është vend kyç për sigurinë në BE”.
Zëvendës Presidenti i Parlamentit Eropian, njëherësh kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister ka komentuar këtë deklaratë të kryeministrit. Ai tha se marrëdhëniet BE-Turqi kanë kaluar në një fazë të vështirë. McAllister shtoi se Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme armiqësore gjatë viteve të fundit dhe se duhet të kuptojë fajin e vet, duke ia lënë topin presidentit Erdogan.
Lexo edhe: Rama mesazh nga Italia: Turqia pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së, s’ka influencë në Shqipëri
“Por marrëdhëniet Be Turqi kanë kaluar një fazë shumë të vështirë dhe fatkeqësisht ka ndodhur kjo gjë. Ne duhet të gjejmë drejtpeshimin ndërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejt. Turqia për shumë vite ka ndjekur një distancim gjithnjë në rritje nga standardet e BE. Por ka ndjekur një politikë të jashtme konfrontuese dhe armiqësore. Turqia duhet të kuptojë fajin e vet për këto tensione kaq të mëdha që kemi parë në Mesdhe. Pavarësisht kësaj ne kemi shtrirë dorën si BE. Topi tashmë është në anën e Presidentit Erdogan, por ne na duhet të kemi një vëzhgim real. Janë veprat ato që flasim dhe jo fjalët. Për momentin gjërat janë të ngrira. Do të jetë Erdogan që do ju përgjigjet pyetjeve dhe jo ne,” tha ai. g.v/abcnews.al