Turqia kryen sulm me dron në veri të Irakut

schedule23:00 - 17 Shtator, 2023

schedule 23:00 - 17 Shtator, 2023

Turqia ka kryer një sulm me dron, në veri të Irakut më 17 shtator, duke vrarë të paktën tre luftëtarë. Luftëtarët e vrarë i përkisnin Njësive për Rezistencën në Sinjar (YBS), një milici e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), thanë burimet irakiane të sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Luftëtarët e YBS-së ishin duke lëvizur me një makinë në zonën e Sinjarit kur u goditën me dron. Për një kohë të gjatë, Turqia kryen një fushatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së, YBS-ë dhe Njësisë siriane për Mbrojtjen e Popullit (YPG). Këto tri organizata, Ankaraja i konsideron grupe terroriste.

Turqia rregullisht kryen sulme ajrore në veri të Irakut dhe ka dhjetëra post-blloqe në territorin irakian. Ditëve të fundit, Ankaraja ka intensifikuar sulmet me dronë në Irak, duke shënjestruar caqe afër zonave urbave dhe rrugëve kyçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!