Turqia kërcënon hapur Greqinë: Për 5 orë na keni në Athinë

schedule21:45 - 21 Nëntor, 2021

schedule 21:45 - 21 Nëntor, 2021

Një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Erdoganit lëshoi ​​kërcënime lufte kundër Athinës, duke thënë se “Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë” tha ai.

Ankaraja i është drejtuar sërish retorikës provokuese me zëdhënësin e qeverisë Omer Çelik duke akuzuar Greqinë për emigrantët dhe Bashkimin Evropian për indiferencë.

Forcat greke po tërheqin zvarrë dhe shpojnë varkat e emigrantëve. Ata i çojnë njerëzit e pambrojtur drejt vdekjes. E gjithë kjo po ndodh para syve të forcave të NATO-s. Pa rojet bregdetare turke, këta njerëz do të kishin vdekur” tha ai.

Bota duhet ta ndalojë këtë mizori imorale. Forcat greke po përpiqen të vrasin njerëz të pambrojtur. I prangosin njerëzit dhe i lënë të vdesin” tha më tej ai.

Zëvendëskryeministri Fuat Oktay, i cili iu referua bisedës telefonike që pati me nënpresidentin e Komisionit Evropian Margaritis Schoinas tha se “autoritetet greke të përmbushin detyrimet e tyre sipas marrëveshjes së 18 marsit”. Megjithatë, ai theksoi se “njerëzimi edhe një herë u nëpërkëmb në Egje! Turp!

Në të njëjtën kohë, një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Erdoganit lëshoi ​​kërcënime me luftë kundër Athinës.

Metin Kiulunk tha “Të huajt duan ta bëjnë Greqinë të lëshojë raketa kundër Turqisë. Ne i sfidojmë ata. Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Për 5 orë do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë” tha ai.

Greqia nga ana e saj thekson se “propaganda turke nuk bind askënd” dhe se është një retorikë që shfrytëzon vuajtjet njerëzore./ Abcnews.al