Turqia heq dorë nga vendimi, nuk do t’i dëbojë 10 ambasadorët perëndimorë

schedule14:14 - 26 Tetor, 2021

schedule 14:14 - 26 Tetor, 2021

Turqia nuk do t’i dëbojë ambasadorët perëndimorë, duke e tërhequr Turqinë nga pragu i krizës më të keqe me SHBA-në dhe Europën në dekada dhe duke lehtësuar presionin ndaj lirës. Presidenti turk Erdogan shtoi se ata kanë ndryshuar qëndrime dhe i këshilloi  të tregohen më të kujdesshëm në të ardhmen, shkruan Financial Times

“Qëllimi ynë nuk ishte të krijonim krizë, por të mbronim nderin, krenarinë dhe dinjitetin e Turqisë”, tha ai në një deklaratë televizive.  Ai shtoi: “Unë besoj se, në të ardhmen, ata do të jenë më të kujdesshëm në lidhje me të drejtat sovrane të Turqisë”.

Por sipas analistëve, kërcënimi i Turqisë për të dëbuar disa ambasadorë perëndimorë u bë për të hequr vëmendjen nga problemet e brendshme. Në vend ka shumë tension, dhe rregulli që presidenti turk po ndjek është se meqenëse brenda punët janë keq, armiku duhet kërkuar jashtë.

Gjithashtu në vend inflacioni është në rritje, por përdorimi i faktorëve të jashtëm për të hutuar opinionin publik, nuk do të funksionojë përgjithmonë. Papunësia është në nivele rekord në Turqi dhe njerëzit kanë nisur të kuptojnë se marrëdhëniet aktuale me partnerët dhe investitorët kryesorë, si BE apo SHBA, nuk janë të mira.

Ambasada amerikane në Turqi deklaroi se respekton ligjet dhe rregullat e vendit në linjë me konventën e Vjenës, për sa i përket marrëdhënieve diplomatike. Mediat turke raportojnë se Erdogan e priti mirë këtë deklaratë, por me samitin e G20-ës që do të mbahet këtë fundjavë, mund të mos jetë hera e fundit që flitet për këtë histori.

/abcnews.al