Turqia hedh poshtë akuzat për antisemitizëm

schedule12:00 - 19 Maj, 2021

schedule 12:00 - 19 Maj, 2021

Turqia ka hedhur poshtë akuzat për antisemitizëm pas deklaratës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me Izraelin. Erdogan ka akuzuar  Izraelin për “terrorizëm” kundër palestinezëve, duke thënë se ishte veprimet janë “në natyrën e tyre”.

Zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA-së, Ned Price kritikoi ashpër fjalët e presidentit të Turqisë.

Në një deklaratë sot, Omer Çelik, një zëdhënës i partisë politike së Erdogan, tha se udhëheqësi turk kishte dhënë mesazhe shumë të forta kundër antisemitizmit, duke shtuar: “Akuzat  për antisemitizëm janë një qasje e palogjikshme dhe  se nuk janë të vërteta. Kjo është një gënjeshtër, tha ai.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës vazhdon prej 10 ditësh, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!