Turqia: Është arritur marrëveshja për të hequr bllokadën e grurit dhe ushqimit nga Ukraina

schedule15:36 - 18 Korrik, 2022

schedule 15:36 - 18 Korrik, 2022

Është arritur një marrëveshje në terma të përgjithshëm për transportin dhe grurit dhe ushqimit nga korridore të sigurta në Detin e Zi. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm turk Hulusi Akar ditën e sotme.

Deklarata në, ministri turk raportohet ta ketë bërë në një mbledhje të mbajtur në Stamboll, mes delegacionit të Moskës, Kievit, Ankarasë dhe përfaqësuesve të OKB-së.

“Me shumë mundësi do të mbahet një mbledhje këtë javë, për të arritur deri tek implementimi i plotë i planit,” raportohet të ketë shtuar ministri turk.

Po ashtu, në agjendë është krijimi i një qendre monitorimi në Stamboll, për identifikimin e rrugëve të kalimit dhe pikave të kontrollit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!