“Turqia do të përpiqet të ndikojë te zgjedhjet”! Ankaraja i përgjigjet Macronit: Keqardhje

schedule20:52 - 24 Mars, 2021

schedule 20:52 - 24 Mars, 2021

Ankaraja i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e Presidentit Macron se Turqia mund të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale franceze vitin e ardhshëm.

Ne e konsiderojmë të rrezikshme. Rreth 800 mijë banorë të komunitetit turk që jetojnë në Turqi nuk kanë një axhendë për politikën e brendshme të Francës.

Ne mendojmë se këto deklarata të z. Macron janë për të ardhur keq dhe të papranueshme” deklaron ministria e Jashtme turke.

Por cfarë tha Macron?

Presidenti francez Emanuel Macron shprehu shqetësimin e tij se Turqia do të përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Francë. “Kërcënimet nuk janë të fshehura, prandaj mendoj se duhet të jemi të qartë” tha ai duke rindezur tensionet mes dy vendeve./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!