Turqia do të furnizojë me gaz natyror Moldavinë

schedule16:44 - 28 Shtator, 2023

schedule 16:44 - 28 Shtator, 2023

Turqia do të fillojë furnizimin e Moldavisë me 2 milionë metër kub gaz natyror në ditë nga 1 tetori, njoftoi sot operatori shtetëror i rrjetit të gazit të Turqisë (BOTAS).

Turqia, e cila ka burime të pakta të gazit natyror, por është shtëpia e një impianti të madh importi LNG, synon të bëhet një furnizues alternativ për tregjet më të vogla të gazit në Evropën Juglindore.

Dje të mërkurën, BOTAS nënshkroi një marrëveshje për të furnizuar deri me gaz natyror OMW Petrom të Rumanisë në një marrëveshje që zgjat deri në tremujorin e parë të 2025.

Turqia nënshkroi gjithashtu marrëveshje furnizimi me gaz me Bullgarinë dhe Hungarinë këtë vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!