Turqia arreston një të dyshuar për vrasjen e presidentit haitian

schedule09:58 - 16 Nëntor, 2021

schedule 09:58 - 16 Nëntor, 2021

Një persona ka rënë në prangat e policisë turke pasi dyshohet si person i përfshirë në vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise në muajin korrik.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ndalimi i Handal, i cili po kërkohej edhe nga Interpolit, është bërë në aeroportin e Stambollit derisa po udhëtonte tranzit nga Shtetet e Bashkuara në Jordani.

Ndërkohë ish-biznesmeni 53-vjeçar Moise, i cili mori detyrën e presidentit në vitin 2017, u qëllua për vdekje në banesën e tij private ndërsa gjatë sulmit u plagos gruaja e tij.

Një grup mercenarësh kolumbianë ishin të dyshuarit kryesorë edhe pse askush nuk është akuzuar apo dënuar në lidhje me rastin.

“Sapo pata një bisedë telefonike me ministrin turk, Mevlut Cavusoglu, për të falënderuar Turqinë për arrestimin e Samir Handal, një prej personave me interes të madh në hetimet për vrasjen e presidentit”, shkruan Joseph në Twitter.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!