Turqi: Nëse do, e ndihmojmë Azerbajxhanin me ushtri! Armenia: S’ka zgjidhje diplomatike

schedule20:51 - 21 Tetor, 2020

schedule 20:51 - 21 Tetor, 2020

Nënpresidenti turk Fuat Oktay dërgoi një mesazh se Ankaraja nuk do të hezitojë të dërgojë trupa dhe të sigurojë mbështetje ushtarake në Azerbajxhan nëse kërkohet, duke vërejtur, megjithatë, se nuk kishte një kërkesë të tillë për momentin.

Duke folur për CNN Turk, Oktay nisi gjithashtu një sulm ndaj Grupit të Minskut të OSBE-së, i cili u krijua në 1992 për të ndërmjetësuar në krizën e Kaukazit, që përfshinë Francën, Rusinë dhe SHBA, duke theksuar se ata nuk kërkojnë një zgjidhje dhe ndihmojnë Armeninë si politikisht ashtu edhe ushtarakisht.

Më herët, kryeministri Armen Nicole Pasinian tha se asnjë “zgjidhje diplomatike” nuk ishte e vlefshme në konfliktin me Azerbajxhanin për Nago-Karabakun, duke u kërkuar bashkatdhetarëve të tij të dilnin vullnetarë në front./ db/Abcnews.al