Turqi/ Manjati britanik vret gruan më pas veten

schedule21:23 - 18 Qershor, 2024

schedule 21:23 - 18 Qershor, 2024

Një manjat britanik i naftës, ka vrarë gruan e tij 40-vjeçare, Victoria Vera. Sipas mediave të huaja krimi është kryer në banesën e tyre. Pas vrasjes së bashkëshortes, drejtori i kompanisë së naftës ASG Inspection, David Thomas Blyth, më pas ka vrarë veten. Raportohet se krimi ka ndodhur më 11 qershor.

Sipas informacioneve krimi ka ndodhur pas një debati të ashpër, mes tyre, ndërsa në banesë ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit.

Çifti u martua në vitin 2014 dhe jetoi në Pragë për disa vite përpara se të transferohej në Turqi pasi puna e bëri që të shkonte në Lindjen e Mesme.

Victoria Vera lindi në Afrikën e Jugut dhe u transferua në Republikën Çeke në moshë të re me familjen e saj.

Ajo studioi muzikë në universitet dhe u bë e famshme pasi publikoi albumin e saj të parë në vitin 2004.

Prezantuesja i kishte kushtuar një pjesë të madhe të kohës punëve bamirëse, duke punuar për organizatën çeke ‘Velvet Smile’, e cila ndihmon në ‘përmirësimin e cilësisë së jetës për familjet, pacientë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara dhe viktima të abuzimit në familje”, thuhet në faqen e saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!