Turqi-Katar marrëveshje me talibanët për Aeroportin e Kabulit

schedule08:39 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 08:39 - 25 Dhjetor, 2021

Qeveria e Turqisë dhe e Katarit kanë arritur një marrëveshje me lëvizjen e talebanëve për funksionimin e Aeroportit Ndërombëtar të Kabulit dhe katër aeroporteve të tjera në Afganistan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord që të ngrihen ekipet teknike për të përcaktuar detajet e funksionimit të aeroporteve në ditët në vijim..

“Doha dhe Ankaraja kanë rënë dakord të operojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit bashkërisht”, kanë konfirmuar autoritetet.

Ndërkohë një komision i përbashkët turko-katar do të udhëtojë në kryeqytetin afgan për të vazhduar procesin.

Talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht, ndërsa qeveria e mbështetur nga perëndimi dhe ushtria e saj u shembën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!