Turpi me dhunimin e partneres, gjykata shpall Boateng fajtor dhe e gjobit rëndë

schedule21:53 - 9 Shtator, 2021

schedule 21:53 - 9 Shtator, 2021

Jerome Boateng prej tre vitesh ka qenë në betejë ligjore me ish-gruan e tij dhe në fund drejtësia ka vendosur për të qenë në anën e ish-partneres së yllit të Olympique de Lyon.

Gjykata ka mbyllur së fundmi procesin dhe ka shpallur Boateng fajtor për dhunë në familje dhe sulm verbal ndaj ish-gruas.

Pas shpalljes fajtor të Boateng, gjykata ka vendosur ta gjobisë me shumën e madhe të 1.8 milionë eurove, që do shkojnë në xhepat e ish-partneres si shpagim për vuajtjet. /abcnews.al