Turoperatorët: Shqipëria të mos trajtohet si zonë e kuqe

schedule20:22 - 29 Maj, 2021

schedule 20:22 - 29 Maj, 2021

Nga Ajgena Korbi

Operatorët turistikë parashikojnë një verë të zymtë sa i përket turizmit ndërkombëtar. Kjo sipas Besnik Vathit se shumë shtete europiane prej të cilave Shqipëria merr turistë ose parapëlqehen për udhëtime nga shqiptarët vijojnë të aplikojnë masa shtrënguese për shkak të pandemisë së Covid 19.

Qeveria sugjeron përfaqësuesi i Shoqatës së Tur Opertaorëve duhet të lobojë në Europë për përfshirjen e Shqipërisë në hartën e vendeve të sigurta dhe heqjen e masave kufizuese. Ndërsa efektet e vendimeve të  komitetit që  menaxhon pandeminë në Shqipëri  Vathi i sheh në dy plane.

Vitin e  kaluar humbjet nga turizmi përllogariten rreth 1.2 miliardë euro ndërsa për këtë vit Besnik Vathi nga Shoqata e Tur Operatorëve  mendon se ato mund të shkojnë rreth 800 milionë euro./ Abcnews.al