Turneu i supermakinave në Sardenja/ Ferrari përplaset me Lamborghinin, humbin jetën 2 persona

schedule21:08 - 3 Tetor, 2023

schedule 21:08 - 3 Tetor, 2023

Një çift turistësh zviceranë vdiqën tragjikisht në një aksident automobilistik gjatë turneut të tyre me supermakina në Sardenjë.

Sipas Daily Mail, e cila publikoi pamjet e përplasjes tronditëse, Ferrari që mbante turistët, të moshës 63 dhe 67 vjeç, u përmbys dhe shpërtheu në flakë pas një tentative të dështuar parakalimi që shkaktoi edhe përmbysjen e një autokoline.

Videoja tregon makina mbresëlënëse që lëvizin me shpejtësi në një rrugë në jug të Sardenjës. Disa sekonda më vonë, një Ferrari i kuq tenton të bëjë manorva në rrugë së bashku me një Lamborghini blu, duke bërë që dy supermakinat të përplasen.

Siç raporton gazeta britanike, Ferrari ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka shpërthyer në flakë, me çiftin e turistëve të bllokuar brenda.

Në aksident u plagosën një çift në një furgon, turistë nga qyteti Selva di Val Gardena dhe çifti indian në Lamborghini.

Autoritetet e Sardenjës po hetojnë ngjarjen.

Sipas mediave italiane, të gjithë pasagjerët e supermakinave morën pjesë në turneun Sardinia Supercar Experience që nisi në Teulada dhe do të përfundonte me mbërritjen e pjesëmarrësve në Olbia. Turi zgjat disa ditë, gjatë të cilit turistët vizitojnë vende të rëndësishme të ishullit duke ngarë Ferrari dhe Lamborghini, ndërsa kalojnë mbrëmjet e tyre në hotele luksoze. Kompania që organizon turet me guidë u jep mundësinë të interesuarve të marrin pjesë në event me makinën e tyre ose të marrin me qira një nga automjetet e saj luksoze.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!