Turizmi/ Zv.ministrja Bello: Të ardhurat janë më të larta. Në treg gjen fasha të ndryshme të çmimeve

schedule22:00 - 12 Qershor, 2024

schedule 22:00 - 12 Qershor, 2024

Zv. Ministrja e Turizmit, Vilma Bello thotë se të ardhurat në sektorin e turizmit janë më të larta se një vit më parë.

Në emisionin  “Bardh a Zi” në ABC News, Bello u shpreh se në treg mund të gjesh fasha të ndryshme të çmimeve.

“E rëndësishme është që në treg dhe në të gjithë territorin mund të gjesh fasha të ndryshme të çmimeve. Do pritej edhe që nga viti i vjetshëm, me rritjen që kishte do pritej rritja e çmimeve kjo u artikulua që vjet. Është kërkesa e rritur. 38% më shumë turistë, që reflektohen në 788.4 milionë euro ekstra, 22% ,më shumë se viti i kaluar. Të ardhurat janë më të larta. Të ardhurat i merr sektori. Ajo që gatuan Ministria e Turizimit dhe Mjedisit dhe që punon, nuk punon për të nxitur njërën fashë apo njërën fashë të caktuar, problemi është i një mirëmenaxhimi të një situate, i një sezoni të caktuar, vit pas viti.

Shteti nuk vendos çmime, për këtë duhet të jemi të gjithë të qartë. Unë nuk merrem me çmimin si shtet. Unë merrem si shtet me informalitetin, unë përpiqem të luftoj informalitetin si institucion. Prandaj ngrihen task forcat, që të verifikojnë informalitetin”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!