Turizmi/ Topuzi: Shqipëria e ndjen mungesën e burimeve njerëzore, paketat turistike janë rritur deri në 30 përqind

schedule14:29 - 4 Qershor, 2024

schedule 14:29 - 4 Qershor, 2024

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi thotë se duhet të rritet shpërblimi për punonjësit e këtij shërbimi.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Topuzi u shpreh se Shqipëria e ndjen më shumë mungesën e burimeve njerëzore.

Sipas Topuzit, paketet individuale turistike janë rritur deri në 30 përqind.

“Lëvizja nuk është thjesht për të parë Shqipërinë, por aktivitete të ndryshme. Mungesa e burimeve njerëzore, Shqipëria e ndjen më shumë. Shqipëria, turizmin e ka industrinë kryesore. Ne shpresojmë që edhe me ndihmën e ILO-s të kemi program me qeverinë, nuk mjafton vetëm të ftosh refugjatët, do politika që ata të kthehen. Të kenë punë të qëndrueshme. Qeveria po e shqyrton. Ne kemi thënë që nuk ka më kohë. Është zgjidhje që i duhet turizmit. Janë disa hapa të domosdoshëm që janë fare të thjeshta për t’u aplikuar. Ne duhet të përdorim shkollën duale, mësim përmes punës. Këto janë masa të zbatueshme që këtë sezon. Kemi rënie 27% të euros, kjo ka ndikuar negativisht. Kemi pasur rritje të produkteve që lidhen me hotelet, kemi rritje të pagave të punonjësve, gati dyfish. Paketet individuale janë rritur 20-30%”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!