“Turizmi shton tregtinë”, INSTAT: Tregtia me pakicë rritet me 6% në janar-mars

schedule15:20 - 27 Qershor, 2024

schedule 15:20 - 27 Qershor, 2024

Bizneset e vogla kane shitur më shumë produkte gjatë këtij viti.Kjo konfirmon fluksin e turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në muajt e parë të këtij viti. Duke qenë më të shumtë në numër kjo ka ndikuar direkt në rritjen e konsumit sin ë shërbime e në produkte.

INSTAT ka publikuar raportin e tregtisë me pakicë ku pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2024 është rritur me 6% krahasuar me një vit më pare.Nëse analizojmë ndryshimin vjetor në grupet kryesore, vëmë re se rritja më e lartë e volumit të shitjeve i atribuohet grupit “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, me 6.7 %, më pas ndjekur nga grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare ku niveli i shitjeve është rritur 5.3 %.

Ndërsa, në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 2.3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.Statistikat zyrtare tregojnë se në periudhën janar-maj në Shqipëri kanë ardhur 3.3 milione turistë të huaj.

Ndërkohë që në muajt e verës pritshmëritë janë për flukse edhe më të shtuara turistike.Ndërkohë brenda këtij viti vlersimet janë që Shqipërinë do ta vizitojnë mbi 14 milionë turistë të huaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!