Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për mundësitë turistike të Shqipërisë ka ardhur nga media ndërkombëtare “The Telegraph”.
Prestigjiozja britanike e rendit vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë duke tejkaluar edhe Turqinë.
Nga brigjet e Jonit e Adriatikut, te Alpet madhështore dhe trashëgimia kulturore, Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme.
Veçohen shtëpitë osmane të Beratit, i cili është i listuar në UNESCO ku përtej historisë e kulturës ofron edhe një ushqim të shijshëm tradicional për vetëm 9 paundëve.
Ndërsa Turqia thuhet në shkrim ka qenë prej kohësh vend i preferuar për një arratisje inflacioni në rritje e ka bërë atë të vështirë për ta përballuar .
Ndërsa bregdeti i Shqipërisë po tërheq vëmendjen si nga turistët me paketa turistike ndërsa 11.7 milionë të huaj vizituan në vitin 2024, nga 6.2 milionë në vitin 2019 ashtu edhe nga të pasurit dhe të famshmit, me Jared Kushner që planifikon të shpenzojë 1.4 miliardë dollarë duke e shndërruar ishullin e Sazanit, dikur një bazë ushtarake, në një vendpushim me pesë yje .
Tashmë flitet për mbiturizëm gjatë muajve të verës. Jashtë sezonit, megjithatë, e kisha vendin për vete.
Sipas The Telegraph ndalesa e parë rekomandohet në Tiranë ku ka një miksim të historisë e kulturës .
2026 parashikohet të jetë një tjetër vit I mbarë për turizmin ndërsa vetëm përgjatë janarit në vend erdhën mbi gjysmë milionë turistë të huaj.


