Turizmi shifra rekord/ Pritëm 9.5 milionë vizitorë të huaj gjatë këtij viti, sollën 3.2 miliardë euro në 9-muaj

schedule15:04 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 15:04 - 11 Dhjetor, 2023

 Turizmi po e mbyll këtë vit me shifra rekord. Vetëm përgjatë 11 mujorit kanë hyrë në vend më shumë se 9.5 milionë shtetas të huaj. Shifrat i publikoi kryeministri Edi rama, sipas të cilit vendi po kthehet në njëdestinacion gjithëvjetor.

“547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.”

Nërapor me një vit më parë, gjatë kësaj periudhe vendi ka pritur më shumë se 2.4 milionë vizitorë të huaj.

Ekonomia shqiptare vlerësohet paraprakisht se do të përfitojë deri në 4 miliardë euro nga turizmi gjatë këtij viti.

Parashikimet mbeten shumë optimiste edhe për vitin e ardhshëm.Prenotimet paraprake dhe kërkesat nga të huajt tregojnë për një rritje të turistëve me  rreth 40 % .

Shqipëria turistike ka qenë gjatë 2023 ne fokus të mediave ndërkombëtare. Ndërkohë përsa i përktet turistëve përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar,  risi kanë qenë turistët nga Spanja, Italia, Turqia, Mali i Zi, Franca. Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë 3-mujorit të tretë turistët e huaj kanë shpenzuar në vendin tonë  1.7 miliardë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!