Turizmi, rritje minimale çmimesh/ Eurostat: Shqipëria, ndër 10 vendet ku çmimet u rritën më pak gjatë verës

schedule12:14 - 3 Shtator, 2024

schedule 12:14 - 3 Shtator, 2024

Shërbimet turistike në Shqipëri patën rritjen më minimale të çmimeve krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Pavarësisht se u përfol për shtrenjtim të çmimeve nga operatorët turistikë  gjatë verës, Eurostat konstaton se çmimi i paketave turistike në muajin korrik në Shqipëri shënoi rritje  vetëm me 1.4%, duke e renditur vendin tonë në mesin e 10 vendeve ku çmimet e shërbimeve turistike u rritën më pak se në shtetet e tjera.

Kjo e ka kthyer Shqipërinë një ndër destinacionet e preferuara nga turistët e Evropës dhe të vendeve fqinje si Italia . Në vendin tonë gjatë periudhës janar-korrik kanë hyrë 6.3 milionë turistë të huaj të cilët kanë  deklaruar se arsyeja e vizitës në Shqipëri është për pushime . Në korrik në vend janë regjistruar 2.6 milionë shtetas që kanë ardhur në Shqipëri.

Sipas Eurostat çmimet e paketave  ose të shërbimeve turistike u rritën më tepër në Turqi, Francë,  Itali dhe Qipro .Rritjen më të fortë  çmimet e paketave turistike e shënuan rritjen më të fortë me gati 50% në Turqi gjatë korrikut krahasuar me korrikun 2023. Fillimisht vendi ndërtoi resorte të mëdha ku u ofruan paketa me gjithçka të përfshirë dhe me çmime konkurruese.

Ndërkohë në Francë çmimet e paketave turistike kanë shënuar rritje me 22.2%. Në korrik 2024, çmimi i paketave të pushimeve në BE ishte 6,6% më i lartë se në korrik 2023.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!