Banka Qendrore ka bërë parashikime optimiste për ecurinë ekonomike gjatë këtij viti. Në konferencën e parë për këtë vit, guvernatori Gent Sejko tha se investimet dhe turizmi do të jenë mbështetësit kryesorë të rritjes ekonomike edhe pse në krahasim me një vit më parë parashikohet një ngadalësim.
Ndërkohë që inflacioni pritet të kthehet në objektiv në fund të këtij viti.
Investimet e huaja dhe turizmi pritet të jenë dy nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike në vend gjatë këtij viti. Kreu i Bankës Qendrore, Gent Sejko deklaroi se ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë rritje edhe pse në nivel më të ngadaltë krahasuar me një vit më parë.
Inflacioni parashikohet të vijojë të reduktohet më tej gjatë vitit në vazhdim dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e fundit të tij. Kreu i Bankës Qendrore paralajmëroi se do të vijojë rritja e normës së interesit për të mbajtur nën kontroll çmimet.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%./abcnews.al