Ekspertja e agroturizmit, Fabiola Arapi thotë se turizmi rural po njeh zhvillim në vend dhe është i dëshiruar nga turistë vendas dhe të huaj.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Arapi u shpreh se zonat rurale ofrojnë shumë mundësi për turizmin.
“Doja të flisnim pak për turizmin rural, të territorit. Vërehet shumë që ka një vëmendje të jashtëzakonshme, qoftë në aspektin e politikbërjes, bizneseve apo dhe turistëve vendas e të huaj. Por pse është kaq i rëndësishëm turizmi rural? Ka disa arsye. Së pari, janë resurset. Ofrojnë aktraksion, që turizmi rural të jetë i dëshiruar dhe i lakmuar. Një tjetër aspekt, do theksoja autenticitetin dhe mikpritjen. Një arsye tjetër është tradita dhe kultura rurale. Është edhe zhvillimi i qëndrueshëm, i shërben ekonomive rurale. I përmenda, pasi këto 4 elementë kryesorë bëjnë që turizmi rural të shndërrohet në agroturizëm.”, theksoi ajo./abcnews.al

