Turizmi mjekësor, të huajt zgjedhin spitalin amerikan

schedule21:29 - 19 Tetor, 2022

schedule 21:29 - 19 Tetor, 2022

Shërbimi cilësor dhe stafi i përgatitur ka bërë që spitali amerikan të mos jetë vetëm zgjedhja e shqiptarëve.

Një qytetare nga Anglia rrëfen eksperiencën dhe sesi po përpiqet të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë nënë.

“Jam shumë e lumtur të jem në Tiranë, Shqipëri, në Spitalin Amerikan 2, nën kujdesin e doktor Pantos. Ka shërbim shumë profesional dhe komunikim të të mire. Kjo është hera ime e 12-të. Nuk do heq dorë. Shpresoj që këtë herë të funksionojë dhe të kthehem në Shqipëri me rezultat të mirë.”

Dr. Kostantinos Pantos, mjeku obstetër-gjinekolog me përvojë të gjatë në këtë fushë në Greqi tregon bashkëpunimin e Klinikës së Fertilitetit GENESIS, në Athinë me Spitalin Amerikan. Ai thotë se të huajt zgjedhin spitalin amerikan për shkak të punës së mirë laboratorike.

“Vitet e fundit po bashkëpunojmë me Greqinë me spitalin e Fertilitetit GENESIS. Kemi shumë pacientë që vijnë nga gjithë bota, sot p.sh kishim pacientë nga Anglia 2 çifte, kishim 3 çifte nga Italia, kemi nga Libani, nga Greqia dhe vende te tjera. Kishim një pacient nga India qe erdhi këtu për fekondimin in vitro. Te gjithë çiftet vijnë këtu për shkak të ekspertizës dhe suksesit dhe bashkëpunimit te mire midis dy qendrave. Kam bashkëpunuar me doktor Gencin, kolegu im këtu me te cilin kemi pasur rezultate te shkëlqyera. Shpresojmë qe po e kthejmë këtë spital në një pikë kryesore të destinacionit të qendrës së turizmit mjekësore. Ata zgjedhin Spitalin Amerikan prej ekspertizës, punës së mirë laboratorike. Shpresojmë të rritet në të ardhmen, të tërheqim sa me shumë pacientë, jemi të vendosur të ndihmojmë çdo çift të realizojë ëndrrën që të kenë fëmijë. Për sa kohë e bëjmë si duhet në mënyrë profesionale”.

Mjeku Genci Kabili në spitalin amerikan 2 thotë se bashkëpunimi me doktorin grek Pantos ka sjellë rezultate të kënaqshme, ndërsa forcon turizmin mjekësor në vend.

“Prej disa vitesh ne bashkëpunojmë ne mënyrë te suksesshme ne fushën e frekuentimit in vitro për te ndihmuar çiftet me problematikat e ndryshme për të arritur qëllimin e tyre për tu bere prindër. Ne kemi bashkëpunim te suksesshëm shkencor me profesor Pantosin, jemi njohur ne specialitet te gjinekologjisë qe vjen nga klinika e GENESIS. Kjo është ndihmë që jepet në fushën mjekësore për çiftet që paraqesin problematika dhe ne që mundohemi të japim zgjidhje, duke realizuar dëshirën e tyre. Edhe për vendin është një ndihmesë e madhe duke e forcuar turizmin mjekësor qe edhe vendi të njihet nga ana turistike dhe ne aspektin profesional mjekësor”./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!