Zgjedhja nuk është aspak e vështirë. Spitali Amerikan tashmë nuk është zgjedhje e parë vetëm e shqiptarëve. Shërbimi cilësor dhe përkushtimi bashkë me historitë e suksesit kanë bërë që jehona të dalë përtej kufijve dhe Spitali Amerikan të jetë preferencë edhe e të huajve.
Një qytetar italian nga Roma rrëfen eksperiencën e tij kur fillimisht erdhi për të rregulluar dhëmbët, por më pas vendosi që të bënte edhe një ndërhyrje estetike në Spitalin Amerikan ku shprehet se mbeti shumë i kënaqur nga struktura dhe mikpritja.
“Quhem Mauricio dhe vij nga rrethinat e Romës. Kam qenë më parë në Shqipëri në një klinikë dentare për të rregulluar dhëmbët. Dhe duke qenë se jam ndjerë shumë mirë vendosa që të kryej edhe këtë ndërhyrje estetike që quhet, Blefaroplastika. Jam shumë i kënaqur nga ndërhyrja, të gjitha janë mikpritës. Shërbimet dhe struktura janë me kushte optimale dhe personeli është shumë i edukuar dhe profesional. Uroj që të shërohem shpejt” shprehet Mauricio.
Por qytetari italian në fjalë nuk është i vetmi i huaj që ka zgjedhur Shqipërinë dhe Spitalin Amerikan për t’i besuar shëndetin, shumë qytetarë të huaj zgjedhin Spitalin Amerikan për ndërhyrje plastike estetike, operacionet për humbjen e peshës dhe procedurat e Fertilizimit in Vitro (IVF), profesionalizmi, përkushtimi ndaj pacientëve dhe çmimet preferenciale bëjnë që Turizmi Mjekësor në Shqipëri të zhvillohet si asnjë vend tjetër. / Abcnews.al