Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Turizmi mban peshën kryesore të punësimit”/ Hasani: Rritja e pagave tregon se ekonomia po performon mirë

schedule14:25 - 10 Mars, 2026

schedule 14:25 - 10 Mars, 2026

Eksperti i ekonomisë, Leon Hasani thotë se në vendin tonë, turizmi mban peshën kryesore të turizmit.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Hasani u shpreh se sektori bujqësor mund të japë më shumë kontribut në punësim.

Hasani shtoi se rritja e pagave tregon se ekonomia shqiptare po performon mirë.



“Ne kemi hyrë në dekadën ku sektori i shërbimeve zë peshën më të madhe. Kemi turizmin. Bujqësia është sektor sezonal, që ka problemet e veta. Kemi rënie të madhe në sektorin e bujqësisë. Ekonomia jonë është ekonomi sezonale, e varur kryesisht nga sektori i turizmit. Gjatë pranverës dhe verës kemi performancë më të mirë të ekonomisë sonë. Sektori i IT dhe inovacioni kërkon krah pune. Ne kemi rritje me 4.4 përqind krahasuar me një vit më parë. Është tregues për një ekonomi që performon mirë. Mesatarizimi është pozitiv, por duhet të kemi rritje të qenësishme edhe në sektorin privat. Lidhet me kostot operative të biznesit. Vitet e fundit kemi parë hov të ri të lëvizjes së punës së IT dhe inteligjencës artificiale”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!