Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi malor, Vermoshi probleme me energjinë elektrike,turisti: Natyra është shumë e bukur, mos hidhni plehra

schedule16:09 - 3 Korrik, 2022

schedule 16:09 - 3 Korrik, 2022

Nga Simon Shkreli

Rreth 96 kilometra nga Shkodra, Vermoshi është një prej zonave më atraktive të turizmit malor në vend.

Rruga për të shkuar në këtë zonë është përmirësuar, por ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike po dëmton sipërmarrësit e bujtinave, që ditët e fundit po presin më shumë turistë.



“Energjia elektrike si duket jo vetëm në dimër, por dhe tani në verë ka shkëputje. Na penalzon në ruajtjen e ushqimeve. Për sa kohë që jemi biznes i voglë është kosto ta mbajmë 24 orë me gjenerator”.

Zona frekuentohet dhe nga aventurierë si Faruk Mustafa që nga Ferizaj i Kosovës ka mbërritur me miqtë e tij me biçikleta.

Ai thotë se mbeturinat janë një problem që ka vënë re përgjatë gjithë rrugës.

“Sot u nisëm nga Kosova, kaluam këtej, sot do qëndrojmë në Lëpushë e do vazhdojmë nesër drejt Shkodrës dhe Velipojës. kudo ka plehra, mos hidhni plehra, se natyra është shumë e bukur.”

Një tjetër turistët thotë se së bashku me familjen e tij preferojnë më shumë bjeshkët se detin.

“Vij shpesh, e preferoj më shumë se detin. Vij çdo vit. Ka njerëz mikpritës, është zonë e mirë, klime e mirë për familje me fëmijë.”

Vermoshi ndodhet 1200 metra mbi nivelin e detit.

I rrethuar me bukuritë e Bjeshkëve të Namuna dhe me klimë të freskët, vitet e fundit po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushues të qyteteve të ndryshme të vendit dhe të huaj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!