Pas 20 vitesh në emigracion, Mikel Tarusha u kthye në Elbasan dhe investoi në turizëm.
Një banesë të vjetër të familjes e ktheu në bujtinë ku mirëpret vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
Shumë turistë dëshirojnë të qëndrojnë më tepër se një ditë në Elbasan, por mungesa e hoteleve dhe bujtinave i detyron ata të largohen pas pak orësh.
Specialistët e turizmit apelojnë për të investuar ne mjedise akomoduese dhe hapësira publike tërheqëse.
Apelit i bashkohet dhe Iiriu nga Elbasani që tashmë po ndjen frytet e investimit të tij.
Qarku i Elbasanit ofron mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit malor. Kampingu në natyrë, rafting pranë lumit Shkumbin dhe sporte të tjera po tërheqin të huajt që e vizitojnë./abcnews.al