Turizmi kulturor në Vlorë/ Të huajt tregojnë interes për objektet historike dhe muzetë

schedule15:39 - 20 Gusht, 2024

schedule 15:39 - 20 Gusht, 2024

Vlora nuk është vetëm një destinacion i kërkuar për detin. Të huajt po tregojnë gjithnjë dhe më shumë interes për t’u njohur me historinë e qytetit.

Turistët preferojnë të shohin nga afër vendet historike, ndërsa muzeu i Pavarësisë gjatë kësaj periudhe ka regjistruar një numër të lartë te vizitorëve të huaj.

Janë nga vende të ndryshme të Evropës dhe shprehen se Shqipëria ofron gjithçka për të kaluar pushime.

“Po shohim pjesën historike, dhe historia e Shqipërisë po me hyn në zemër. Shoh se është një vend që ka luftuar shume për lirinë, është vend i ri ende, ka nevoje te zhvillohet dhe zhvillimi do të ndodhë në të ardhme të afërt. Pas 5 vitesh mendoj, do të shoh Shqipërinë ne krahun e Bashkimit Europian. Dhe Shqipëria do te arrij padyshim një stad ekonomik qe tani ende i mungon. Ky do te jete një hap i madh për Shqipërinë dhe shqiptaret. E vetmja gjë që i them Shqipërisë është qe te mos vdesë, si Spanja. Kemi shume vizitore dhe jemi duke humbur kualitetin e turizmit. Duhet ta kontrollojmë atë qe mos të humbasë cilësia.”

“Unë vendin nuk e njihja. E dija qe ishte pjese e Europes, diçka ne mes Evropës dhe Greqisë dhe një nga ato vendet e panjohura qe mu duk shume interesant. Nuk ishte nder vendet me te reklamuara dhe tashmë janë bërë 3 vite qe ndihet promovimi që i bëhet për të vizituar”.

“Është një vend shumë interesant, ka hapësirë ku të shkosh dhe jemi mjaftueshëm të lumtur me Shqipërinë. Kemi vizituar Beratin, Shkodrën, Tiranën, Lezhën dhe Durrësin deri më tani”.

Muzeu i pavarësisë gjatë sezonit turistik është një nga më të vizituarit në Vlorë.

Ndër vite në krye të listës së vizitorëve qëndronin shqiptarë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa së fundmi muzeu ka regjistruar një numër të lartë të vizitorësh të huaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!