Turizmi i rikthehet ritmeve të para krizës: Interesi për të udhëtuar i lartë

schedule15:50 - 27 Maj, 2022

schedule 15:50 - 27 Maj, 2022

Sezoni turistik i këtij viti  do të tejkalojë  krizën .Sipas të dhënave të INSTAT të huajt që erdhën në Shqipëri në 4 muajt e parë të këtij viti ishin 1.07 milionë ose 3% më pak se në vitin 2019.Përfaqësuesi i shoqatës së  tur-operatorëve Besnik Vathi shprehet se interesi për të udhëtuar është shumë i lartë.

“Interesimi për të udhëtuar për pushimet verore nëpër plazhe është i madh.”

Turqia dhe Greqia rezultojnë dy destinacionet më të favorshme nga ana financiare për të kaluar pushimet këtë  verë. Më e shtrenjtë mbetet Europa.

“Çmimet më të larta janë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.”

Përfaqësues të sektorit të turizmit i kërkojnë qeverisë që të marrë masa për menaxhuar trafikun gjatë verës në mënyrë që të mos krijohen vonesa.

Rritje më të lartë pati numri i turistëve  gjatë periudhës janar-prill pati nga Anglia e  Greqia  të cilët u gjashtëfishuan, nga Spanja u pesëfishuan dhe  nga Italia u trefishuan.

Ndërkohë  që  Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe ka pësuar edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë   me rreth   52,3%, krahasuar me janar-prillin e një viti më parë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!