Turizmi është një bekim dhe një mallkim për Europën Jugore

schedule10:08 - 22 Qershor, 2024

schedule 10:08 - 22 Qershor, 2024

Turistët amerikanë janë dyndur masivisht në Europën Jugore për të shijuar diellin dhe detin, duke ndryshuar korrelacionet e fuqisë ekonomike në Kontinentin e Vjetër.

Hiperturizmi është një mundësi, por edhe një kërcënim që kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe të shumëanshme, sipas analistëve. Në baret, hotelet dhe restorantet që në rrugët me kalldrëm të Lisbonës, biznesi është po shkon aq mirë sa kryebashkiaku Carlos Moedas uli kohët e fundit taksën e të ardhurave lokale për banorët.

Me një rritje ekonomike prej 8.2% vitin e kaluar dhe një rritje prej 20% të të ardhurave nga taksat krahasuar me periudhën para pandemisë, autoritetet komunale e bënë falas transportin publik edhe për të rinjtë dhe të moshuarit.

Ndërtesat shekullore po restaurohen, një aeroport i ri, dy herë më i madh se ai ekzistues, është në funksional, si dhe një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë me Madridin.

Shembulli i Lisbonës përsëritet në të gjithë Evropën Jugore, e cila  falë kryesisht vizitorëve amerikanë po përjeton një bum të paprecedentë turistik në vende që ishin simbole të stagnimit ekonomik, duke krijuar qindra mijëra vende pune dhe duke mbushur arkat e qeverive.

“Historia e suksesit” e Mesdheut po rishkruan historinë e fundit të ekonomisë së Europës.

Në vitet 2010, Gjermania dhe ekonomitë e tjera me industri të rënda prodhuese ndihmuan Kontinentin e Vjetër të dilte nga kriza e borxhit falë eksporteve të forta të makinave dhe mallrave, veçanërisht në Kinë.

Sot, ekonomia e Italisë, Spanjës Greqisë dhe Portugalisë kanë kontribuar një çerek e gjysmë të rritjes vjetore të bllokut. Spanja është ekonomia kryesore me rritjen më të shpejtë të Europës.

Pothuajse ¾ e rritjes së fundit të vendit dhe një në katër vende të reja pune janë të lidhura me turizmin, ndërsa në Greqi, e cila po fiton terren pas pandemisë, 44% e të gjitha vendeve të punës janë të lidhura me turizmin.

Ndërsa e ardhmja afatshkurtër duket e ndritshme, disa ekonomistë, banorë dhe politikanë janë të shqetësuar për efektet afatgjata të “bumit”. Qiratë dhe kostot e tjera të jetesës po rriten në destinacionet e njohura, duke e bërë më të vështirë për shumë banorë vendas të përballojnë jetesën.

Në të njëjtën kohë, rritja e fokusit në turizëm, i cili sjell fitim të shpejtë, por mbetet një aktivitet me produktivitet të ulët, i lidh këto ekonomi me një industri shumë ciklike.

Gjithashtu rrezikon t’i mbajë punëtorët dhe kapitalin larg sektorëve më fitimprurës si teknologjia dhe prodhimi.

Rritja e madhe e turistëve amerikanë është një injeksion stimulues për industritë turistike në Greqi, Spanjë, Portugali, Itali.

Pra, a mundet kjo ‘ekonomi muzeale’ në zhvillim të mbështesë krijimin e pasurisë dhe sistemet e mirëqenies me të cilat europianët janë mësuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore?

Po sikur dollari të bjerë dhe turistët të largohen?”

Kryebashkiaku i Lisbonës është i bindur se ka vend për zhvillim të mëtejshëm. Turizmi tani gjeneron një të pestën e prodhimit ekonomik në Lisbonë.

Produkti i brendshëm bruto i Portugalisë u rrit me pothuajse 8% midis 2019 dhe 2024, krahasuar me më pak se 1% për Gjermaninë, sipas vlerësimeve të FMN.

Trendi është pjesë e një ripërshtatjeje globale pas bllokimeve të COVID-19. Shpenzimet globale të udhëtimeve u rritën shtatë herë më shpejt se ekonomia globale gjatë dy viteve të fundit, sipas Oxford Economics, një model që pritet të vazhdojë gjatë dekadës së ardhshme.

Europa, veçanërisht jugu, ka përfituar më shumë se rajonet e tjera. Edhe pse strehon vetëm 5% të popullsisë së botës, BE grumbulloi rreth një të tretën e të gjithë dollarëve të turizmit ndërkombëtar vitin e kaluar, më shumë se gjysmë trilion dollarë, krahasuar me rreth 150 miliardë dollarë në SHBA, ku turizmi ka qenë i ngadalshëm në rimëkëmbjen.

Dhe ndërsa turizmi rrit arkat, shenjat e pakënaqësisë po shfaqen në të gjithë rajonin. Mijëra vendas nga Ishujt Balearik deri në Venecia po protestojnë kundër turizmit masiv dhe mbipopullimit.

Disa ekonomistë shqetësohen gjithashtu se një rritje e turizmit mund të përkeqësojë sfidat ekzistuese ekonomike. Ashtu si zbulimi i naftës, fokusi i ri i Europës Jugore në turizëm mund të pengojë aktivitetet me vlerë më të lartë duke bashkuar kapitalin dhe punëtorët.

Për politikëbërësit e Europës, t’i shtysh njerëzit të hapin hotele ose restorante është më e lehtë sesa t’i motivosh ata të zhvillojnë prodhim të avancuar, gjë që kërkon kohë për t’u paguar, shpjegon Marcos Karias, një ekonomist në kompaninë franceze të sigurimeve Coface.

“Turizmi është mënyra më e lehtë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!