Turizmi dhe bujqësia pa punonjës/ Eksperti: Mungesa e punonjësve, serioze. Të promovohet rritja e pagës

schedule11:28 - 21 Maj, 2024

schedule 11:28 - 21 Maj, 2024

Eksperti i punësimit, Erion Muça thotë se mungesa e punonjësve në sektorë si turizmi dhe bujqësia është kthyer në një problem serioz.

Në një intervistë për ‘Shqipëria Sot” në ABC News, Muça u shpreh se edhe pse janë rritur pagat në vend, njerëzit sërish largohen.

Sipas Muçës, duhet punuar në mënyrë që të promovohet rritja e pagës.

“Ka një tregues dhe një të dhënë se mungesat në bujqësi janë reale. Bujqësia është një nga sektorët me informalitetin më të lartë, akoma shumë sipërmarrje në sektorin e bujqësisë nuk janë formalizuar aq sa duhet. Më pas, konkurrenca agresive nga vendet e rajonit, i josh dhe tërheq punonjësit duke i ofruar pagë më të lartë se Shqipëria, duke i mundësuar edhe lehtësimin, akomodimin dhe ushqimin, i bëjnë këto paketa më atraktive për këta punonjës. Një tjetër element se pse bujqësia vuan, është edhe trajtimi jo dinjitoz i punëtorëve. Ne tani kemi ndezur sirenën e alarmit, që shumica e punonjësve kanë ikur jashtë.

Duhet stabiliteti dhe promovimi. Duhet që e gjithë kjo rritje e pagës, të promovohet për punonjësit që punojnë jashtë vendit. Duhet të promovohet rritja e pagave, t’i ofrohet një farë sigurie.  Ne nuk e shohim si shqetësim prioritet këtë. Kjo është çështje se si përcakton strategjinë kombëtare. Ne nuk kemi marketing agresiv, por edhe këtu nuk i kemi hapat e sinkronizuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!