Në Shqipëri jo vetëm për pushime, por edhe për të marrë kujdes shëndetësor.
Turizmi dentar në Elbasan ka njohur rritje këtë sezon veror.
Italianë e gjermanë kryesisht kanë ardhur për të rregulluar dhëmbët e vizituar qytetin.
Të huajt zgjedhin vendin tonë për çmimet e ulëta dhe cilësinë e shërbimit.
Pas vizitës në Shqipëri të shumtë janë ata që thonë se do tjua sugjerojnë dhe të afërmve.
“Vij nga Provinca e Barit. Jam shumë e kënaqur me punën që kanë bërë me mua ndaj do t’ia sugjeroja edhe të tjerëve të vijnë këtu. Janë të gjithë shumë të zotë, guida , doktoresha.”
“Vij nga Italia. U ndjeva mirë këtu si me mjekët dhe punën e tyre dhe më pëlqeu shumë. Unë kam kryer 4 implante, vendosa faceta dhe kurora Zirkoni. Jam trajtuar mirë”.
Shqipëria vitet e fundit po tërheq vëmendjen e të huajve jo vetëm për të pushuar, por dhe për të marrë shërbime shëndetësore.
/abcnews.al