Nga Elidon Berberi
Punimet për rrjetin e ri ujësjellës të Gjirokastrës jo vetëm nuk janë dorëzuar dhe përfunduar brenda afatit të përcaktuar, por tashmë ato po shtihen edhe në të gjithë zonën muzeale. Jemi në qendër të pazarit karakteristik të Gjirokastrës dhe punimet nuk po kursejnë asnjë rrugicë apo sokak të qytetit muze.
Në fund të Marsit, Gjirokastra duhet të presë turistët e parë. Por pamja që të ofrohet nuk është aspak turistike.
Në zonën e pazarit karakteristik të qytetit, shumë kanale ku do të shtrihet rrjeti i ri ujësjellës janë ende të hapura. Shume rrugë karakteristike që lidhin pjesën e poshtme të qyteti me zonën muzeale janë ende te bllokuara.
“Jemi rrugën Doktor Vasil Laboviti, aktualisht ky është një nga akset që të çon drejt qafës së pazarit dhe zonës muzeale. Sic shihet dhe nga pamjet, situate është kaotike, ndërsa qarkullimi i automjeteve është totalisht e bllokuar”.
Më i vështirë kalimi është për qytetarët.
“Për shkak të rrugëve, e madhe jam në moshë, po radhë do thyej ndonjë këmbë apo dorë. ka shumë kohë dhe pë fat të keq sa për tu rregulluar”.
“Vajti dy vjet si nuk kemi vështirësi. as makina nuk vjen dot lart. ankohu sa të duash. plakën e kisha sëmurë nuk kisha me çfarë ta nxirrja”.
“Duhet te mbaroje nje segment dhe të fillojë një tjetër,. pazari herë hapet herë jo. problem, mirë hapen po nuk mbyllen, si po mbyllen”.
Nga Firma zbatuese Strabeg nuk ka një datë se kur do të përfundojnë punimet, por Kryetari I bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi thotë se projektin do ta marrë në dorëzim shumë shpejt.
“Ujësjellësi është duke përfunduar. është në bashkëpunim me supervizorët dhe kkv. në fakt është një punë me standard. ka pasur problematike e vet. ka patur problematike është në përfundimin e punimeve dhe vetë punonjësit e bashkisë dhe punonjësit e ujësjellës kanalizimeve janë duke e monitoruar. janë në afatet e dorëzimit të objektit dhe është një punë e përfunduar dhe zgjidhja e një problem shumë vjeçar për banorët e këtij qyteti”.
Punimet me vlerë 7.5 milionë euro nisën në nëntor të vitit 2019 dhe duhet të përfundonin në 17 gusht të 2021. Firma zbatuese Strabeg është justifikuar për vonesën për shkak të pandemisë.
/abcnews.al